Detajet rreth lansimit të iPhone të ri nga Apple janë ende të paqarta, pavarësisht shumë spekulimeve në internet.

Një raport i ri, sidoqoftë, mbështetë spekulimet rreth teknologjisë potenciale të celularit në ekran.

Digitimes raporton se iPhone 5.8-inç i Apple do të ketë një ekran AMOLED ngjashëm me celularët e Samsung dhe të prodhuar po nga kjo kompani.

Raporti sugjeron gjithashtu se Apple do të fusë në prodhim 20 milionë njësi të iPhone 8 në muaj.

Përveç variantit 5.8 inç, do të ketë edhe një model 4.7 inç dhe 5.5 inç.