Apple është duke testuar më shumë se 10 prototipa për iPhone-in e ri i cili do të jetë në shitje vitin e ardhshëm, raporton Wall Street Journal.

Duke cituar burime të vetat, kjo gazetë thotë se këta prototipa mund të kenë një dizajn të ri së bashku me një ekran të lakuar.

Dhe për ta bërë të mundur këtë Apple do të përdorë ekran OLED, që është një lloj i ri ekrani të cilin tashmë Samsung e përdorë, transmeton FOL.

WSJ thotë se Samsung do ta furnizojë Apple me OLED, duke konfirmuar kështu atë çfarë Bloomberg kishte raportuar më herët.

Apple planifikon të lansojë iPhone 8 vjeshtën e ardhshme dhe çmimi i tij pritet të jetë shumë më i lartë se paraardhësit.