Telefoni i ardhshëm i Apple do ta ketë mundësinë e bërjes së fotografive 3D! Burimet brenda kompanisë thonë se Apple i ka bashkuar forcat me LG dhe janë duke punuar në teknologjinë e avancuar për të mundësuar dhënien e efekteve për dimensionin e tretë, njohje më efikase të objekteve në botën reale, si edhe ‘realitetin e zmadhuar’ (‘augmented reality’).

Informacionet e publikuara nga Korea Economic Daily pohojnë se kamera e dyfishtë LG Innotek do të vendoset në iPhone-n e ri. Ajo pritet të jetë e përmirësuar me teknologjinë 3D që po e zhvillon Apple.

 

Kamera LG Innotek që është vendosur në iPhone 7 Plus, do të avancohet

Kamera 3D apo siç është quajtur, kamera stereo, mund të bëjë fotografi, në të cilat kapet edhe dimensioni i tretë i objekteve që nuk janë në të. Përdor thjerrëza të ngjashme me kamerat profesionale që shfrytëzohen për xhirimin e filmave me buxhet të madh e që njëkohësisht xhirojnë dy kuadro të të njëjtës skenë. Vendosen pranë njëra-tjetrës, ndërsa kur dy fotografi të të njëjtit objekt, por nga perspektiva të ndryshme, kombinohen – fitohet iluzioni i thellësisë, gjegjësisht dimensionit të tretë.