Në provincat Sistaan dhe Belucestan në Iran do t’ju vendosen targa mbi 130 mijë deveve.

Fillimisht do të regjistrohen 35 mijë deve, ndërsa në fazën e dytë numri i tyre do të jetë dyfish më i madh. Kjo do të bëhet për shkak të problemeve të shumta që devetë sjellin në trafik sidomos gjatë natës.

Pas vitit të ri, do të bëjmë regjistrimin e çdo deveje që shihet në rrugë, sepse ato janë shkaktare të një numri të madh të aksidenteve, kryesisht gjatë natës”, thuhet në komunikatën e task-forcës, që po merret me këtë projekt.

Në këtë formë pritet të parandalohet vjedhja, si dhe hulumtimi i trafikimit të këtyre kafshëve.