Irlanda vendos shifra rekord për procesin e vaksinimit.
Nëntë nga dhjetë të rritur janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, duke e bërë programin e vaksinimit një nga më të suksesshmit.
Kryeministri irlandez, Michol Martin tha se vaksinimi po krijon mbrojtjen kundër sëmundjes, për të cilën vendi ka nevojë.
Sipas të dhënave të publikuara prej tij, përqindja e të rriturve të vaksinuar plotësisht në Irlandë është 88.1%. Kurse përqindja e irlandezëve që kanë marrë të paktën një dozë është mbi 90%.
Pavarësisht nga normat e suksesshme të vaksinimit, mutacioni Delta është i pranishëm në Irlandë, duke rritur numrin e shtrimeve në spital, por për fat të mirë jo në të njëjtin ritëm si në valët e mëparshme.