Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kohët e fundit është duke u përballur me disa probleme shëndetësore, për çka edhe është shtrirë në spital.

Por, gjendja e tij shëndetësore është duke u përmirësuar.

Këshilltari i Mustafës, Besnik Berisha, e ka thënë këtë për klankosova.tv, duke shtuar se ai mund të udhëtojë jashtë vendit për disa ekzaminime.

“Dje personalisht e kam vizituar z. Mustafa dhe mund t’ju njoftoj se gjendja shëndetësore e z. Mustafa tashmë është në përmirësim e sipër dhe se trajtimi i tij është duke shkuar mjaft mirë”, ka thënë Berisha.

“Është planifikuar që në ditët në vijim të kryhen dhe disa ekzaminime të cilat ka mundësi që do të bëhen jashtë shtetit dhe z. Mustafa pritet që shpejt t’i kthehet punës dhe aktiviteteve të tij të përditshme politike dhe jo vetëm”, ka shtuar ai.