Kristo Mukovski “hapi derën” turistike në Shqipëri. Mukovski, ish deputet i VMRO-DPMNE, po i kalon pushimet në Radhime të Vlorës.

Ish anëtari i DPMNE-së njëherit edhe ndër përgjegjësit e ngjarjes famëkeqe të 27 prillit, ku u kap nga kamerat e sigurisë duke hapur dyert e Kuvendit i cili më pas u vërshua nga ekstremistët maqedonas, sivjet paska vendos “ta ndihmojë” buxhetin e shtetit shqipëtar në kohë pandemie, duke kaluar pushimet atje.

Tipike për Mukovskin, pasi kishte humbur çelësat, në një moment u zhyt në kërkim të tyre, pasi ndryshe nuk mundte ta hapte….derën e dhomës ku ishte vendosur, shkruajnë mediumet në Shqipëri.

Mukovski, i cili i shpëtoi aktakuzës për terrorizëm dhe prishje të rendit kushtetues, përmes një faljeje që sot e më ditë konsiderohet e dyshimtë dhe politike, nga shumëkush konsiderohet përgjegjës kryesor për 27 prillin famëkeq.
Por, si duket Mukovski ka vendosur ta përmbysë situatën dhe po tenton ti “zbuse” gjakërat me shqiptarët.