Ish-imami dhe aktivisti nga Shkupi, Ramadan Ramadani, në seancën e sotme të Qeverisë, është emëruar drejtor i Qendrës Kulturore në Stamboll, i cili deri më tani ka qenë u.d. drejtor i të njëjtit institucion. Ramadani njihej si imami revolucionar dhe problematik që në një periudhë kishte dalur në luftë kundër BFIM, ndërsa më pas kaloi në shoqërinë civile, duke qenë aktivist qytetar, por edhe kolumnist i rregullt i javores “Fokus”. Në Qeveri të pyetur se nga cila parti është deleguar në këtë detyrë Ramadani, nuk japin shpjegime, duke thënë se vjen nga shoqëria civile. Por në rrjetet sociale njerëz të BDI-së kanë shkruar se Ramadani është propozuar nga kryeministri Zoran Zaev, si një akivist i shoqërisë civile.

Në seancën e sotme qeveritare për u.d. drejtor të Inspektoratit Shtetëror Komunal është emëruar edhe Elizabeta Jovançeva.