Ish shefi i Armatës Kombëtare, AKSH-së, Gafurr Adili, ka rikujtuar se cilat kanë qenë skenaret antishqiptare që kanë ndodhur viteve të fundit në Maqedoni.

Sipas tij, shqiptarët i mbytën skenaret antishqiptare.

“Shqipetarë, na mbytën skenarët antishqiptare..!

 

A ishte një skenar edhe treni i Serbisë?!

Deri tani, sidomos gjatë kësaj dekade të fundit, në trojet e Shqipërisë Verilindore (ILIRIDES) nën IRJM (FYROM), i kemi patur disa skenarë antishqiptare, si:

Skenari i Kondovës në Shkup,
Skenari i Brodecit në Malësi të Tetovës,
Skenari “Monstra” dhe
Skenari i “Lagjes së Trimave” në Kumanovë.

Të gjithë këta skenarë antishqiptarë ishin skenarë të qarqeve serbe dhe veglave të tyre shqipfolëse, ku për pasojë shqiptarët patën humbje të mëdha, jo vetëm në njerëz, por edhe në avancimin e çështjes kombëtare shqiptare”, ka thënë Gafurr Adili.