Ish-mbrojtësi Bruno: Juventusi është një ekip i turpshëm, drejtohet nga Cristiano Ronaldo

Kritikat ndaj Juventusit dhe Cristiano Ronaldos ka ardhur nga të gjitha anët pasi që të dy u eliminuan nga Porto në Ligën e Kampionëve, dhe ish-mbrojtësi i Bianconerëve, Pasquale Bruno, është i fundit që ka drejtuar kritika.

Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini ishin gjithashtu në mes të zjarrit, por Ronaldo u cilësua si problemi kryesor i Juventusit.

“Menaxhimi i ekipit po shkatërron gjithçka”, ka thënë fillimisht Bruno në programin televiziv italian TikiTaka.