Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e emëroi Goran Sugareski për drejtor në Drejtorinë e Doganave.

Sugareski ka qenë vjen nga Komuna e Prilepit në të cilën ka qenë këshilltar nga viti 2000-2003, në vitin 2008 ka punuar si ispektor komunal, ndërsa nga viti 2008-2016 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sugareski gjatë mandatit si deputet ka qenë anëtar i delegacionit kuvendar për bashkëpunim me NATO-n, në komisionet për zgjedhje dhe emërime dhe mbrojtje dhe siguri si dhe në Komisionin legislativ.

Gjatë periudhës 2013-2015 ka qenë zëvendës koordinator i grupit kuvendar të LSDM-së dhe më pas deri në vitin 2016 ka qenë koordinator i grupit kuvendar.

Sugareskai deri pak muajsh ishte në krye të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve.