Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Treqind” të Prokurorisë Speciale Publike ku në bankën e të akuzuarve sot përsëri do të ulet edhe ish-ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski, transmeton Portalb.mk.

Sipas aktakuzës, Popovski është i akuzuar për furnizim joligjor të 300 veturave për nevojat e MPB, gjegjësisht për dëmtimin e buxhetit shtetëror për 453.560 euro.