Zonja Ermira Mehmeti pyet ,goditja ndaj makinës së saj në Maqedoni është kercënim, frikësim, shantazh, apo mesazh që ta mbyll gojën?

Dhe në fakt, nuk ka si të jetë ndryshe! Kështu ka ndodhur në vazhdimësi me ata që kanë marrë pushtetin duke abuzuar me besimin që u kanë dhënë shqiptarët dhe nuk kanë realizuar ato që kanë premtuar. Ata kërkojnë përgjegjësitë tua hedhin të tjerëve  që nuk janë si ata dhe rrjedhimisht kundërshtarë tyre.

Ata godasin, përdorin dhunë për te frikësuar kundërshtarët poltik, sepse nuk kanë argumente për ti mundur ata me logjik dhe punë të kryer. Me të tilla veprime ata duan të fshehin pazotësine e tyre për të mos lëne mundësi të flitet për punën e padobishme që kanë kryer ndaj shqiptarëvenë Maqedoni, por nuk do ja dalin ti trembin njerëzit e ditur te Kombit shqiptar.

Ndaj dhe kërkuan ta përulin duke tentuar të“cnderojnë” dhe duke sajuar inskenime akoma me të turpshme, mirëpo zonja Mehmeti nuk ju dorëzua atyre nuk do i dorëzohet as këtyre kërcenimeve të fundit.

“Ju mund te vazhdoni të theni edhe xhamat tjera te makinës time, mund të më dërgoni pa ndalur mesazhe kërcënuese, mund të vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund të vazhdoni të bëni skenare kundër meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgjë me shumë pos humbes tragjik!
Pacit dite të mbarë.

Familja Mehmeti” – shkruhet në faqen e zonjës Ermira Mehmeti se nuk mungojnë komentet mbështetëse të shumë shqiptarëve të ndershëm të cilët për fatin e mirë të Kombit jane të shumtë.

Ndërkohe ish ministri dhe shqiptari me dinjitet Sulejman Rushiti reagon ne mbrojtje te një zonje shqiptare si Ermira Mehmeti dhe kujton që kështu kanë vepruar dhe me të kur  doli publikisht kundër projekteve aspak në dobi të shqiptarizmit ne Maqedoni. Te gjithe shqiptarët e ndershëm duhet të bashkohen dhe tu kundërvihen shërbëtorëve  të anti shqiptarizmes. Sulejman Rushiti ka patur opinione dhe qendrime te ndryshme nga ato të Mehmetit, por kur sulmohet një zonjë  duhet dalur në mbrotje.

Ja dhe statusi i plote i Sulejman Rushitit:

“Nē jetën time, përfshi edhe atë politike, nuk i kam shkatuar dëm dikujt me dije ose me padije. Nuk kam bërë tradhti kombëtare as në ëndër, nuk i kam borxh asnjē grupi mafioz spese nuk kam bashkëpunuar me të tillë megjithatë kam qenë cak i kërcënimeve.

M’i kanë liruar vidat e rrotave të makinës, m’i kanë shqyer gomat e makinës, më kanë dërguar letra anonime kërcënuese, kanë gjuajtur me armë pranë foltores ku kam mbajtur fjalim, më kanë kërcënuar përmes telefonit, i kanë perndjekur fëmijêt e mi dhe mē kanë vënë bombë përpara derēs ku jetoj! M’i kanë mbyllur dyert ku kanë mundur që të hesht por nuk heshta sepse qëllimi jetësor nuk është vetëm rahatia personale. Me Ermira Mehmeti kemi patur dhe mund tē kemi dallime të qëndrimeve politike.

Shpesh në emisione debative kemi debatuar në mënyrë kolerike por sot e mot nuk mund të mos reagoj ndaj akteve qyqare të dhunës që bëhen në emër të politikës ose ideologjie tjetër. Ështē koha t’i largojmë qyqatët sepse të tillēt bëjnë vetëm akte qyqare. Le ta kujtojmë thënien e Martin Niemöller dhe të dalim jo në mbrojtje të Znj.Mehmeti por në mbrojtje të vetes dhe familjeve tona!”

PS: Kur reagojnë me dhunë tregon që janë afër fundit të tyre dhe dëshirojne përcarjen e shqiptarëve, por këtë nuk duhet ta lejojmë.