Gjykata Penale e Shkupit i ka shqiptuar dënim 6 muaj burg me kusht, ish-myftiut të Myftinisë së Shkupit, Ibrahim Shabani.

Në kundërshtim me Kushtetutën dhe rregullat e brendshme të BFI-së, në janar të vitit 2015 myftiu i mëparshëm Shabani, nga arka e Myftinisë ka marrë 10.108 euro me arsyetimin se do të blejë veturë zyrtare, por paratë i ka shfrytëzuar për nevojat e veta personale./Gazeta Lajm