Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim Peter Vanhoutte – ish ndërmjetësues i BE-së për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoninë e Veriut, i cili vite më parë kontribuoi në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinos. Palët mes veti kanë biseduar për zgjedhjet e kaluara lokale, zgjedhjet e mundshme të parakohshme pralamentare, problemin me Bullgarinë dhe problemet e brendshme në vend.

“Gjatë ditës së sotme pata nderin të pres në takim z. Peter Vanhoutte – ish ndërmjetësues i BE-së për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoninë e Veriut, i cili vite më parë kontribuoi në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinos. Me ekspertin belg, që njihet si njohës i mirë i rrethanave politike në RMV, në një bisedë konstruktive folëm për zgjedhje të parakohshme, kontestin Maqedoni e Veriut-Bullgari, përparësitë kombëtare: zhvillimin ekonomik, përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor, arsimit dhe gjyqësorit. Konstatuam se klientelizmi është i papranueshëm në një demokraci funksionale, pasi nuk i trajton të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, kështu që të gjitha palët duhet të kenë prioritet kryesor ndryshimin e sistemit të klientelizmit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.

Vanhoutte dhe Taravari kmanë biseduar edhe për çështje të cilat e tangojnë pushtetin lokal.