Ish-presidenti bullgar Rosen Plevneliev, në një intervistë për “360 gradë”, ka folur në lidhje kontestin Maqedoni – Bullgari. Ai beson se në zgjedhjet e nëntorit, të tretat në Bullgari, do të arrihet të formohet qeveria politike.

Për negociatat Sofje – Shkup, ai pret që të normalizohen, duke thënë se Shkupi duhet të ndërmerr hapa konkret.

Gjithashtu, ai tha se udhëheqësit shtetëror në Shkup nuk duhet të presin se presioni amerikan dhe evropian mbi Sofjen, do të jep rezultate.

“Shtetet e Bashkuara janë partner strategjik. Por ata janë gjithashtu partner strategjik i Bullgarisë dhe mos harroni se Bullgaria blen aeroplanë amerikanë për një miliard dollarë, Bullgaria ka ndërtuar tubacione gazi për miliarda në mënyrë që gazi amerikan të arrijë në Evropë. Pra, vetëm me presion nga Shtetet e Bashkuara ose BE, prej ku – po, Republika e Maqedonisë së Veriut ka gjetur mirëkuptim, dhe nga ku Bullgaria merr sinjale të qarta se duhet të arrihet zgjidhje, por Bullgaria është anëtare e BE”.

“Zgjidhja është shumë elementare, miq të dashur dhe unë dua që lidershipi, udhëheqësit në Shkup ta kuptojnë – me presion nuk do të ketë zgjidhje. Nuk kishte me Greqinë, nuk do të ketë as me Bullgarinë”, tha PlevnelieV