Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Tortura” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Portalb.mk.

Rasti “Tortura” ka të bëjë me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së, Mijallkov, ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.

Sipas PSP-së, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.

Në rasti “Tortura” akuzkohen 7 persona, ndër të cilët janë ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe komandanti i “Alfave” Ivica Antevski – Puki.