Drejtori i Inteligjencës Kombëtarë të SHBA-së gjatë kohës së zgjedhjeve presidenciale, James Clapper, e ka mohuar se telefonat e Donald Trump apo fushatës e tij janë përgjuar.

Clapper ka thënë për NBC se ai nuk ka qenë në dijeni të ndonjë urdhri të gjykatës për të lejuar monitorimin e Kullës “Trump” në Nju Jork, transmeton Express.

Presidenti Donald Trump e ka akuzuar së fundmi ish-presidentin Barack Obama se e kishte dhënë urdhrin për përgjimin e telefonave, duke mos ofruar dëshmi për këtë gjë.

Për më tepër, Trump tani kërkon që të nisë një hetim ndaj Barack Obamas për dyshimet se ka abuzuar me pushtetin.

Por, James Clapper, i cili e ka postin e tij kur Trump mori detyrën e presidentit më 20 janar, ka thënë për NBC: “Nuk ka ekzistuar asnjë aktivitet i tillë si përgjimi i telefonave të presidentit të zgjedhur në atë kohë, si kandidat, apo të fushatës së tij.”

“Si drejtor i Inteligjencës unë do të kisha qenë në dijeni për çfarëdo urdhri të lëshuar nga gjykata për diçka të tillë. Prandaj, unë absolutisht e mohoj këtë,” ka thënë Clapper.