Në një botë ku kompanitë ajrore janë vazhdimisht duke kërkuar para për çdo shërbim të vogël që e ofrojnë – duke filluar nga zgjedhja e ulëses e deri te mbajtja e çantës – të sigurosh diçka falas nuk duket gjë tjetër përveçse diçka që i përket të kaluarës.

Por, jo domosdoshmërish duhet të jetë kësisoj, e posaçërisht kur bëhet fjalë për të siguruar një pije falas gjatë fluturimit, transmeton Telegrafi.

Sipas “SFGate”, faktikisht ka një mënyrë se si mund ta siguroni një pije falas herën tjetër që udhëtoni me aeroplan.

Ish- stjuardesa Shawn Kathleen ka treguar sekretin se si ta fitoni një pije falas.

Sekreti? Thjesht silluni mirë! Dhe, nëse kjo dështon, atëherë ofroni stjuardesës bonbone apo çokollatë.

Ajo tregon se nuk keni arsye të mos shfaqni respekt duke mos i thënë stjuardesës “përshëndetje” apo “a jeni lodhur”.

Kathleen ka treguar se nëse veç dëshironi të përfitoni nga stjuardesa, atëherë një dhuratë e vogël do t’jua sigurojë atë.

“Merrni me vete çokollatë ose bonbone për stjuardesën. Kushtojnë pak dhe janë mënyrë e mirë për ta falënderuar atë për shërbimin”, ka treguar ajo.

Disa njerëz e kanë aplikuar këshillën e saj dhe faktikisht kanë treguar se është mjaft efektive.

Përndryshe, vetëm mendojeni kështu: me siguri se do t’i linit bakshish baristit, kamerierit, taksistit, etj., prandaj përse të mos i lini bakshish stjuardesës? Veçse, në këtë rast, në vend të bakshishit monetar, ju e tregoni vlerësimin dhe mirësjelljen tuaj me një gjest të mirë.