Krahu ushtarak nuk pajtohet me bartësit e listave të kandidatëve të BDI-së dhe ndjehet plotësisht i përjashtuar nga këto lista.

“Nuk e dimë se si u caktuan bartësit e listave. Baza dhe strukturat partiake kërkonin kandidatë tjerë, kurse na erdhën kandidatë tjerë. Sikurse t’i ketë caktuar VMRO-DPMNE-ja dhe Gruevski”, thonë ish pjesëtarë të U:K-së. ata paralajmërojnë se për shkak të mospërfshirjes së Hazbi Likës në listën e kandidatëve, shumë ish komandantë të UÇK-së do të distancohen nga BDI-ja.

Krahu ushtarak i partisë është duke analizuar listat dhe ka gjasa të sjellë vendim për bojkot të heshtur të zgjedhjeve

“Le ta shohin ata që i caktuan këto lista se a mund t’i fitojnë zgjedhjet me kandidatët e VMRO-DPMNE-së, sikurse i fituan me ish ushtarët e UÇK-së”, porositin burime partiake që i takojnë krahut ushtarak të BDI-së./lajmpress