Ish-ushtarët e UÇK-së: Ahmeti le ta tregojë marrëveshjen sekrete me Gruevskin!

Ish-ushtarë të UÇK-së i kanë bërë thirrje kreut të BDI-së, Ali Ahmetit, që të sqarohet se çfarë marrëveshje ka arritur që të vazhdojë koalicionimin dhe të shpëtojë Nikolla Gruevskin. “Ditëve të fundit jemi dëshmitarë se si funksionarë të BDI-së dhe VMRO-së po thonë se Qeveria e tyre do të vazhdojë deri në vitin 2018. I bëjmë thirrje Ahmetit të dal dhe të sqarojë se cila është ujdia sekrete me Gruevskin dhe kriminelët e tjerë të kësaj partie, të cilët duhet të përballen me drejtësinë. Pse Ali Ahmeti po e shpëton kokën e Gruevskit, Mijallkovit dhe Jankullovskës. Cili është pazari i bërë apo marrëveshja sekrete, që do të rikthejë skenaret e dëmshme dhe ekspeditat e Çavkovit dhe Mijallkovit në zonat shqiptare”, theksojnë për INA, ish-ushtarë të UÇK-së.

Sipas tyre, marrëveshja sekrete e tyre është shumë e qartë që kur rikthyen qeverinë e tyre të përbashkët e cila mban përgjegjësi për të gjitha të këqijat që ndodhën viteve të fundit kundër shqiptarëve. Nga ana tjetër, i bëhet thirrje siç thuhet “ministrave kukulla” të nominuar nga BDI që të japin dorëheqje dhe të mos bien pre e lojrave të fëlliqura politike të dyshes Ahmeti – Gruevski. (INA)