Ish-ushtari i UÇK-së, Ridvan Tahiri ka reaguar këngëtares së muzikës turbo folk, Svetlana Razhnatoviq, e njohur si “Ceca”.

Tahiri i thotë ish-gruas së kriminelit Arkan, që ka reaguar ashpër ndaj këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duke e quajtur vogëlushe se edhe ai dikur ishte vogëlush e me vogëlusha tjerë e kanë bërë burrin e saj me gjithë ushtrinë të ndihen të turpëruar.

Dua Lipa, së fundi iu bashkua kampanjës protestuese ndaj kompanisë Apple, që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur në Apple Maps, ndërsa më pas e postoi një hartë të Shqipërisë Etnike. Lidhur me këtë, ish-ushtari i UÇK-së ka thënë se Kosova mburret si me Duan ashtu dhe Rita Orën që janë simbole të kombit shqiptar.