Një sherr masiv raportohet se ka ndodhur në një nga koncertet e reperit Noizy, ku duket se janë përfshirë disa persona nga publiku dhe truprojat e këngëtarit. Mbi konfliktin ka reaguar edhe vetë Noizy. Në një postim në Instagram, ai u shpreh se çdo gjë ishte në rregull dhe se bëhej fjalë për disa persona që thjeshtë “nuk dinë të mbajnë pijen”.

“Për të gjithë ju që jeni të interesuar, nuk ka ndodhur asgjë. Thjesht ca pijanecë që nuk kontrollojnë dot pijen. U desh me tregu sa është sahati. Gjithçka është në rregull, gjithçka është ‘blessed’”, dëgjohet të thotë ai në videon e shpërndarë në InstaStory.