Instituti për Shëndet Publik, informon se në bazë të analizës së zgjeruar fiziko-kimike, uji i pijshëm në qytetin e Gostivarit është kualitativ dhe mund të përdoret për pije.

“Uji për pije në Gostivar është në rregull në aspektin bakteriologjik, me përbërje të mirë fiziko-kimike dhe pa prani të pesticideve”, thonë nga Instituti.

Ndryshe, mbi një mijë persona me temperaturë të rritur, plogështi dhe shtrëngime barku në javën e kaluar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në repartin infektiv të Spitalit të Përgjithshëm ” Ferid Murad” në Gostivar. Për këtë, ISHP ka bërë analizë të detajuar të ujit të pijshëm për të konstatuar nëse eventualisht infektimi ka ndodhur prej ujit të pijshëm.