Papa Françesku është duke u monitoruar vazhdimisht nga mjekët në rast të ndonjë rreziku nga coronavirusi, deklaroi të hënën një zyrtar i lartë i Vatikanit, pasi papati u takua me një kardinal i cili më vonë rezultoi pozitiv.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kardinali filipinas, Luis Antonio Tagle, 63 vjeç u takua me Papa Françeskun më 29 gusht. Ai më pas rezultoi pozitiv me COVID-19 më 10 shtator.

“Ne po qëndrojmë në gjendje gatishmërie”, tha Pietro Parolin nga Vatikani.

“Nuk ka ndonjë alarm të veçantë, mirëpo shëndeti i Papa Françeskut po monitorohet vazhdimisht”, u shpreh ai.

Kreu i Vatikanit iu drejtohet zakonisht pa maskë besimtarëve që vizitojnë Pallatin Apostolik.