Karnevali tradicional i maskave që mbahet në Vevçan çdo vit më 13 janar, q simbolizon edhe Vitin e Ri sipas kalendarit Julian, sivjet ishte më i “butë” dhe nuk pati maska që mund të konsiderohen si fyerje nacionale ose fetare.

Kolonës së maskave u printe një xhip me “pjesëtar të ISIS-it, dhe më pas vazhduan “përfaqësuesit” e shtresave të ndryshme, duke ironizuar gjithçka nga jeta shoqërore, politike, miqësive ndërkombëtare, zgjedhjeve të pritshme përmes të ashtuquajturit “trenit bullgar” etj etj.

Ironizimi nuk anashkaloi as deklaratën e famshme të prof. Karakamisheva, se shpërngulja e rinisë nga Maqedonia po ndodhë për shkak të prishjes së lidhjeve të dashurisë, mandej prokuroren special Katica Janevën, xhipin e “CIA-së në të cilin ishin së bashku Gruevski dhe Zaevi” e deri tek “Qumështorja Ramiz”.

Vlen të theksohet se në këtë karneval, që e hapi zëvëndësministri i kulturës, Dragan Nedelkoviq, i pranishëm ishte edhe lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev i cili para gazetarëve mes tjerash theksoi se ky karneval ironizon ngjarjet dhe figurat më të përfolura gjatë vitit të kaluar, ndaj duke pasë parasysh se unë (Zaevi) dhe kryeministri Gruevski kemi qënë figurat më të eksponuara mediatike gjatë vitit, është e natyrshme se edhe në këtë karneval “nuk do të mungojmë të ironizuar”.  (INA)

vevcani-karneval-2016-14-520x339KARNEVALI-640x447vevcani-karneval-2016-16-520x362