shkruan: Petrit Saraçini

Çdo ditë të dashurit e mi, po lexoj e po dëshpërohem prej njerëzve, të cilët në emër të fesë e Zotit nxjerrin “ekspertiza”, sharje, ofendime kundër medicinës, vaksinës dhe atyre që besojnë luftën shkencore kundër pandemisë.

Nuk e di vallë e dinë këta “besimtarë”, se mu paraqitja e fesë islame i solli botës përparim të madh në shkencë, sidomos në medicinë! Bota i është mirënjom përparimtar e shkencor.

Medicina islame, e zhvilluar nga Al Razi e dijetarë tjerë islamë, ka qenë një qasje e re, e bazuar në dëshmi dhe fakte, e cila për herë të parë ka kyçur në mënyrë metodologjike karantinën, për herë të parë janë hapur spitale dhe shkolla e universitete për trajnim të sistemuar të stafit mjekësor.

Sot, këta “besimtarë” myslimanë duan të në bindin në të kundërtën?! Duan të na bindin se medicina qenka punë e shejtanit, se ata nuk i frigohen virusit KOVID19 (i cili nuk ekziston por vret njerëz), po i frigoheshkan “vetëm Allahut”?

I kisha pyetur këta “besimtarë të mëdhenj”: Vallë nuk kanë mësuar në fenë islame se të gjitha krijesat janë të Zotit? A është e mundur që edhe virusi të jetë një e tillë?

Po, çfarë i mëson feja për sëmundjet, si duhet të luftojnë me to? Çfarë i mëson feja për kujdesin ndaj shëndetit personal dhe të të afërmve, për udhëtimin, vizitat e festat gjatë rrezikut prej epidemive ngjitëse? Vallë u thotë Zoti se ai do t’i ruajë nga sëmundjet e të mos kenë gajle, apo diçka tjetër thotë feja? A shkojnë ndonjëherë te mjeku, kush u “tregon në vesh” se cila sëmundje është për mjek dhe e vërtetë e cila jo?

E të mos flasim për sharjet, ofendimet, gënjeshtrat, kërcenimet vetëm sepse dikush beson faktet…i lejon ato feja?! Në emër të kujt i bëni të gjitha këto, në emër të Zotit – apo dikujt tjetër?