Kryetari i LR-PDSH , dega Kumanovë z. Isuf Seferi ka reaguar lidhur me mashtrimin e radhës që po bëhet me votuesit fiktivë , ku sipas tijë maqedonasit për ti ruajtur ato 330000 votues fiktiv kryesisht maqedonas , shpikën këtë shifren prej 40000 ku shumica janë shqiptarë .

Ai në profilin e tijë në facebook është shprehur :

“Aq te rafinuar këta “maqedonasit” , shpikën vlerësimin e informatave të kryqezuara dhe në kuadër të kësaj verifikimin në teren.

Me këtë “në teren”, tentojnë të fshehin shifren marramendese të 330.000 votuesve fiktiv, të cilët jane maqedonas. Këtë e bëjnë për të mos e “dëmtuar sistemin”, siq thoshte Jankulovska (për rastin e Sopotit).
E ne vazhdojmë ta shohim para syve tanë se si na gërryejn trungun kombëtare dhe lejojmë të vazhdojë .
Shifrës prej 333000 shtoja edhe minusin e 40000 të këtyre në teren shifra rritet në 370. 000.

Me këtë u dakordua edhe “qytetari” Zoran Zaev që e proklamon konceptin “qytetar” për Maqedoninë që është i barasvlefshëm me “vëllazërim bashkimin” e Jugosllavisë se Titos e në bazë të të cilit koncept mijera shqiptarë kan vuajtur burgjeve e kazamateve sllave. “