Thirrje rinisë shqiptare: Zgjedhjet do të kryhen më 11 Dhjetor 2016. Pa dallim partinë që e simpatizoni apo jeni të angazhuar, është momenti vendimtar që të bëhet diçka ne drejtim të ardhmërisë suaj dhe fëmijëve tuaj e nipërve tanë. Mos lejoni të Ju manipulojnë e të plakeni kot,Ju dhe fëmijët Tuaj. Me ngulm kërkoni, bëhuni bashkë, pas zgjedhjeve të gjitha partitë që do kenë deputet në parlament, të bëhen bashkë në një bllok shqiptar që njëherë e përgjithmonë ta bejme zgjidhjen e duhur per ardhmerine Tuaj. Eshte momenti i fundit që te shohim drejt interesit të perbashket. Mos lejoni Tua neperkembin ardhmërinë. Ju jeni pjesa më vitale e Jona, sot ju jeni shumë më të ngritur se ne. Duajeni, respektojeni njëri tjetrin dhe bëhuni bashkë. Mos të Ju rrëmbejë lakmia se të vetmen do ta merrni me vehte në fund të jetës. E vetmja që mbetet në këtë jetë është dashuria mes Jush që do ua trashëgoni fëmijëve Tuaj. Ndihmojinii ardhmërisë së përbashkët më të mirë kjo është më e rëndësishmja.