Një zjarr i madh ka përfshirë një depozitë me materiale plastikë, letër dhe materialeve të tjera të riciklueshme në rrugën Pontina, pranë Romës.

Prej orësh zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.

Tymi i zi ka pushtuar rrugët dhe trafiku tashmë është në kaos

Janë mbyllur shkollat në një perimetër prej 2 km nga stabilimenti që është përfshirë në flakë.

Gjithashtu është kërkuar dhe evakuimi i banesave në një rreze prej 100 metra larg zjarrit