Itali vs Angli do të jetë finalja e Kampionatit Evropian. Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00.

Anglia e ka eliminuar Danimarkën për t’u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian për herë të parë në histori, atje ku do të përballet me Italinë, që të martën e eliminoi Spanjën pas ekzekutimit të penalltive

Finalja e “Euro 2020”, që do të zhvillohet të dielën nga ora 21:00, do t’i vë përballë dy vende që e njohin shumë mirë njëra tjetrën dhe gjatë historisë janë përballur plot 13 herë.

Italia ka qenë shumë më e mirë se Anglia, duke fituar më shumë takime në përballjet mes tyre. Shtatë herë ka triumfuar Italia, dy herë Anglia dhe katër herë janë ndarë baras.