Italia ka ndaluar çdo lëvizje brenda vendit dhe ka mbyllur të gjitha bizneset jo thelbësore pasi dëshpërimisht kërkon të frenojë përhapjen e coronavirusit pas një fundjave të tmerrit në të cilën vdiqën më shumë se 1.400 njerëz.

Italia, vendi i vendosur fort në qendër të krizës globale, tejkaloi numrin e vdekjeve të Kinës javën e kaluar, pavarësisht se kishte më pak infeksione të konfirmuara dhe një popullsi shumë më të vogël. Më shumë se 6.500 italianë po dalin çdo ditë pozitiv në testet për coronavirus, me moshën mesatare të atyre që vdesin 78.5, shkruan The Guardian.

Supermarkete, banka, farmaci dhe zyra postare janë ndër bizneset që do të lejohen të mbajnë tregtinë sipas rregullave të reja.

Të dielën, italianët gjithashtu u ndaluan të lëvizin nëpër komuna përveç për “arsye të shëndetit ose çështje të tjera urgjente”, tha ministria e shëndetësisë.

Skuadrat e policisë në Romë po kontrollonin dokumentet dhe i gjobitnin kush ishte jashtë pa ndonjë justifikim të vlefshëm, transmeton Telegrafi.

Njerëzit jashtë për një shëtitje u gjobitën nëse shkelën rregullat dhe bredhin në një park ose ndaluan të fotografojnë skena historike të një qyteti pa asnjë banorë.

Kryeministri italian tha se vendi po përballet me momentin e tij më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se të gjitha bizneset dhe fabrikat që nuk ishin “rreptësisht të domosdoshme, vendimtare [ose] të domosdoshme” do të mbyllen deri më 3 prill.

“Ne do të ngadalësojmë motorin prodhues të vendit, por nuk do ta ndalojmë atë”, tha Giuseppe Conte vonë të shtunën.

Komentet e tij erdhën menjëherë pasi u njoftua se 793 italianë kishin vdekur nga coronavirus, më së shumti në një ditë të vetme kudo në botë.

Ndërkohë 651 italianë të tjerë vdiqën sot, duke sjellë numrin e përgjithshëm në më shumë se 5.400. Gati 60,000 njerëz në të gjithë vendin janë konfirmuar se kanë virus.

Shefi i shërbimit të mbrojtjes civile në Itali, Angelo Borrelli, shprehu optimizëm të kujdesshëm ndaj shifrave të së dielës, duke u thënë gazetarëve: “Shifrat e njoftuara sot janë më të ulëta se ato për ditën e djeshme. Shpresoj dhe të gjithë shpresojmë që këto shifra të mund të nxirren në pah në ditët në vijim”.

Italia përbën më shumë se një të tretën e të gjitha vdekjeve në botë, rreth 13,000 vdekje janë shënuar deri tashmë në të gjihë botën. Ajo ka numrin e dytë më të lartë të të infektuarve me 53.578 nga totali global i më shumë se 307,000.