Italianët, gjest të turpshëm ndaj himnit shqiptar

Ashtu si edhe në shumë herë të tjera, fansat italianë në ndeshjen Itali-Shqipëri të luajtur mbrëmjen e sotme në Palermo, fishkëllyen në mënyrë përulëse gjatë kohës kur në sfond jepej himni shqiptar.

Para fillimit të ndeshjes, gjatë ritualit të himneve, u dëgjuan fishkëllima të shumta ndaj himnit shqiptar në stadiumin e “Renzo Barbera-s”, ky gjest është konsideruar i turpshëm edhe nga shumë media italiane të familjarizuara tashmë me këtë vepër të tifozëve italianë.

Për këtë veprim janë ngritur shumë polemika në rrjetet sociale.

Ndeshja midis vendeve fqinje luhet për eliminatorin e botërorit që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.

Ky veprim u përsërit edhe në ndeshjen Itali-Francë dhe kapiteni i kombëtares, Gianluigi Buffon u kërkoi tifozëve italianë, me anë të një gjesti me duar, të kishin respekt ndaj himnit francez.