Kombëtarja e Kosovës,pas largimit të trajnerit Albert Bunjaku, po mendon për trajneri e ri në krye të stolit. Presidenti i FFK-së, Vadil Vokrri, sipas mediave italiane, ka takuar italianin Rodolfo Vanoli, dhe flitet se tashmë ka një akord paraprak. Rodolfo Vanoli ka drejtuar klube të vogla në Itali, ndërsa majën e ka arritur me Udinesen, në sezonet 2007-2009. Kështu Kosova, e pranuar në FIFA vetëm në 2014, duket se kërkon të provojë teknikët italianë, pas eksperiencave të Shqipërisë me De Biasin, dhe së fundmi me Panuçin. Kombëtarja e Kosovës, fushatën eliminatore të Botërorit “Rusia 2018” e mbylli në pozitën e fundit të grupit të saj.