Momenti kur buzëqeshja e Melania Trump zbehet gjatë inaugurimit të Presidentit të SHBA-ve, u kap nga kamerat dhe mori dhenë në rrjetet sociale.
 
E secili filloj të ndjejë keqardhje për Melanian pasi u injorua nga burri i saj në inaugurimin e tij si President, një javë më parë, njofton Klan Kosova.

Por tashmë është zbuluar se çfarë në të vërtetë ndodhi që pasoi një sjellje e tillë e Donald Trump ndaj gruas së tij pasi për disa momente buzëqeshejeje ajo kthehet në tejet serioze.

Në videon e publikuar shihen momentet kur Trump kthehet në pjesën prapa ku qëndronte gruaja e tij Melania poashtu dhe vajza e tij Ivanka, njofton Klan Kosova.

E saktësisht është vajza e Trump arsyeja që siç shihet në pamje, Melania u injorua keq nga burri i saj.