Askush nuk e ndalon Kuvendin që ta përsëritë precedentin tashmë të kryer dhe në mënyrë joligjore, pa nënshkrim nga presidenti i shtetit në Gazetë zyrtare të kumtojë dekrete për shpalljen e ligjeve të miratuara nga Parlamenti, thonë nga Kabineti i Ivanovit ndaj reagimeve nga pushteti për vendimin e tij që t’i kthejë ligjet e votuara përsëri në Kuvend.

“Në mënyrë të paligjshme dhe kundër Kushtetutës, pa nënshkrim të presidentit të Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në Gazetë zyrtare tashmë u publikuan dekrete për shpalljen e ligjeve të miratuara nga Kuvendi. Që këtej, askush nuk e ndalon Kuvendin që ta përsërisë precedentin tashmë të kryer”, theksojnë nga Kabienti i Ivanovit.