Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov dhe njëherit Komandant supreme I forcave të armatosura sot do ti vizitoj përfaqësuesit e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) në kampin “Erebino”.

Ivanov gjatë vizitës do të shoqërohet edhe nga kryeshefi I Shtatmadhorisë, gjenerali Metodija Veliçkovski.
Gjatë vizitës, presidenti Ivanov përfaqësuesve të ARM-së të cilët gjatë festave të Vitit të Ri ishin në krye të detyrës, do t’ua uroj vitin e ri 2017, dhe më pas do të ketë një drekë të përbashkët.