Sot skadon afati kur presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov duhet t’ia ndajë mandatin kandiddatit të partisë për formimin e qeverisë, përkatësisht partive që kanë fituar më së shumti numër mandatesh në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor, të vitit të kaluar.

Përbërja e nëntë parlamentare e Maqedonisë, e cila ka 120 të zgjedhur të popullit, u konstituua më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më së shumti deputetë ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51. Koalicioni i kryesuar nga LASDM ka 49 deputetë, BDI 10, Besa 5, Aleanca për shqiptarët 3 dhe PDSH 2. Në këtë përbërje parlamentare nuk ka të zgjedhur të popullit nga diaspora për shkak të numrit të pamjaftueshëm të votave të fituara.

Mandatari në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i parashtron program dhe e propozon përbërjen e qeverisë. Qeverinë, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedhë Kuvendi me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Presidenti Ivanov këtë fundjavë, duke u prëgjigjur në pyetjet e gazetarëve se kur dhe cilës parti do t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë duke pasur parasysh atë që afati po rrjedhë, tha se do të veprojë ashu siç ceket në Kushtetutë.

Kryeministri për zbatimin e zgjehdjeve, Emill Dimitriev, ndërkaq, në pyetjen e gazetarëve për atë nëse pret të respektohet afati i fundit për ndarje të mandatit, tha se pret që e tërë procedura të jetë në në afatet e caktuara në pajtim me ligjet.

BDI, Besa dhe Aleanca për shqiptarët, më 7 janar e publikuan platformën e përbashkët e cila do të jetë bazë në negociatat për krijimin e qeverisë së re. Agjenda e përbashkët politike e tre partive parasheh barazi të plotë gjuhësore, përkatësisht përdorim të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, barazi ekonomike, zgjidhje e kontestit me emrin me përfshirje të shqiptarëve në grupin puinues për negociata të drejtpërdrejta me Greqinë, si dhe integrim të shçejtë në NATO dhe Bashkimin Evropian.