Me rastin e 70 vjetorit jubilar të Teknikës popullore, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov ia ndau mirënjohjen “Karta e Republikës së Maqedonia” Lidhjes së shoqatave për kulturë teknike të Republikës së Maqedonisë – Teknika popullore e Republikës së Maqedonisë.

Mirënjohja për Teknikën popullore, siç informojnë nga kabineti i Ivanovit, ndahet për rezultatet e arritura në sferën e shkencës, teknikës dhe krijimtarisë teknike, me çka dha kontribut të jashtëzakonshëm për pasurimin, stimulimin dhe promovimin e kulturës teknike dhe për afirmimin e Republikës së Maqedonisë.

Ivanov shtoi se Karta është edhe nxitje shtesë për xhelozi më të madhe që, siç tha, me siguri do të sjellë arritje edhe më të mëdha. “Nuk dyshoj se edhe më tej anëtarët tuaj të dekorohen me medalje dhe me mirënjohje në garat më prestigjioze ndërkombëtare dhe denjësisht do ta prezantojnë Republikën e Maqedonisë”, theksoi Ivanov. 

Me rastin e 70 vjetorit jubilar, në Shtëpinë e ARM-së u prezantua edhe ekspozita e përgatitur nga Lidhja e shoqatave për kulturë teknike të Republikës së Maqedonisë – Teknika popullore e Republikës së Maqedonisë.