Presidenti i deritanishëm Gjorge Ivanov i cili sot në vilën “Vodno” ia dorëzoi funksionin trashëgimtarit të tij Stevo Pendarovski, publikoi status në profilin e tij zyrtar në fejsbuk.

“Me nder, kënaqësi dhe përgjegjësi të madhe e kam kryer funksionin President i Republikës së Maqedonisë në dhjetë vitet e kaluara. Nga zemra e falënderojmë popullin maqedonas dhe qytetarët për të gjithë besimin dhe mbështetjen e dhënë. Uroj të mbeteni me shëndet të mirë dhe mos harroni se vetëm të bashkuar dhe me respekt të ndërsjellë do të kemi Maqedoni të suksesshme dhe më me prosperitet”, shkruan Ivanov.

I fotografuar me familjen e tij, Ivanov porosit se funksionet vijnë dhe shkojnë, por njerëzia mbetet.