Presidenti Gjorge Ivanov, në kuadër të vizitës së tij në Jordani dhe pjesëmarrjen në Forumin ekonomik botëror për Lindjen e Afërt dhe Afrikën Veriore, në Aman realizoi takim me Uiliam Lejsi Suing, drejtor i përgjithshëm i Organizatës ndërkombëtare për migrim. Të dy bashkëbiseduesit, kanë këmbyer mendime për bashkëpunimin midis Republikës së Maqedonisë dhe IOM­it. Në takim presidenti Ivanov ka shprehur gatishmëri për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë në aktivitetet e ardhshme të IOM­it dhe vazhdim të bashkëpunimit në pajtueshmëri me nevojat e shtetit. Me ftesë të Republikës së Maqedonisë, drejtori i përgjithshëm i Organizatës ndërkombëtare për emigrim do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.