Presidenti Gjorge Ivanov është në vizitë pune në Republikën e Turqisë, ku merr pjesë në Forumin global të lidershipit, i cili është nën organizim të Universitetit të Bahçesheir në Stamboll.

Presidenti i cili ndodhet në Turqi prej dje, siç njoftojnë nga kabineti i tij, do të mbajë ligjërat në këtë forum tema e të cilit është “Aleancat strategjike dhe qasja e re e liderëve në kushtet e balancit global të forcave”.

Mes temave të diskutimeve në Forumin global janë edhe presidenti Trump, skenarët e ardhshëm të BE-së, roli i Amerikës Jugore në rendin botëror dhe tema tjera.