Gjorgje Ivanov, gjatë gjithë kësaj maratone të afateve për besimin e mandatit për themelimin e qeverisë , u sollë si një KALAMAJ hasreti që nuk del nga marketi duke qenë me prindin. Ai kërkoi këtë e atë, si kalamaj në market , duke e detyruar prindin për ti blerë mbase gjëra të kota, një çips,çunga llunga këtë e atë e më në fundë edhe ngjyrë për këpucët kot kjo e fundit si vyenë fëmiut fare.

Por të jemi më të drejtëpërdrejtë, edhe manadatari Zoran Zaev ,ia plotësoi dëshirat edhe gjërat që fare nuk duhej. Mbase ishte në pozitë të palakmueshme, por jam i mendimit se nuk duhej të zhytet në paradokset e tilla.
E tani fillon afati njëzet ditësh për formimin e qeverisë ;- ÇKA NËSE FAKTORI SHQIPTARË I KËRKON SIPAS ASAJ LOGJIKE GARANCION NJË DEKLARATË SI MANDATARË SË PAKU PËR DY PREMISA TË PLATFORMËS SË PËRBASHKËT PËR FORMIMIN E QEVERISË ?!

Atëherë një paradoks të shpërfaq paradokse tjera dhe dështon çdo gjë, e që do të ishte në dëm të të gjithve. Prandaj nuk bëhet politikë me paradokse kur janë fjalë procedura juridike e politike të definuara .

Qenan Aliu