Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka vazhduar me komentimin e ”Deklaratës së partive shqiptare” duke goditur edhe kryetari e LSDM-së, Zoran Zaev për të cilin thotë se është futur në një lojë nga e cilat tani nuk mund të del.

Në intervistën për televizionin kroat HRT Ivanov ka thënë ”Zae tani ka shumë frikë. Është tmerruar. Shihet qartë se nuk e ka përmbushur atë që i është kërkuar. Ka hyrë në një lojë të huaj dhe tani nuk mund të del. Ai tani sheh gabimet e tjerëve dhe nuk i sheh gabimet e veta. Gabimet e tij e fusin vendin në krizë. Ai përdori edhe materiale të marra nga shërbime të huaja me të cilat donte të rrëzojë një pushtet legjitim.” tha mes tjerash Ivanov. /Telegrafi/