Ivanovi do ia japë mandatin brenda 1 minute, ja vendimi që duhet të marrë Zaevi

Nga kabineti i kreut të Shtetit, kanë bërë me dije se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, mund ta marrë mandatin për formimin e qeverisë së re brenda një minute, por ajo që duhet të bëjë ai është që të heqë dorë nga Platforma Shqiptare, në mënyrë që të ketë rrugëdalje nga bllokada e krijuar në Kuvend.

“Zoran Zaevi duhet ta dënojë publikisht dhe të heqë dorë nga Platforma e Tiranës. Mjafton vetëm një deklaratë dhe do ta marrë mandatin për një minutë”, kanë thënë jozyrtarisht nga kabineti i Ivanovit për “fokus.mk”.

Por nga ana tjetër, në LSDM janë të vendosur se Zaev nuk ka pse të distancohet nga “Platformë e Tiranës” dhe se ai e ka publikuar programin e qeverisë së re.