Kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, është takuar me Papa Françeskon me të cilin kanë diskutuar për çështje të ndryshme të interesit të përbashkët.

Ivanov dhe Papa Françesko diskutuan edhe për përparimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Vatikanit, por edhe për krizën e migrantëve dhe sfidat e krishterizmit në botë.

Siç njoftojnë nga kabineti i kryetarit, Ivanovi e ka falënderuar Papa Françeskon për interesimin dhe kujdesin e tij për Maqedoninë.