Presidenti Ivanov në një intervistë për televizionin “Kanal 5” inicioi një mundësi për amnisti të të dyshuarve dhe akuzuarve lidhur me ngjarjet në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit. Presidenti i vendit këtë hap, që ai e shikon si normalizim të situatës, tha se ia len përsipër Kuvendit.

Ivanov mes tjerash tha se nëse pas konfliktit në vitin 2001 u gjet një mënyrë për t’i amnistuar, siç i quan ai kriminelët e luftës, atëherë mundet të amnistohen edhe ato që morën pjesë në udhëheqjen e turmës mbrëmjen e 27 prillit. Sipas Ivanovit për tu realizuar kjo mjafton vetëm vullneti i mirë i deputetëve.