Partia Liberale e Maqedonisë e dënon, siç thonë ata, skandalin që e ka bërë kryetari i shtetit  Gjorgje Ivanov, në lidhje me vizitën e euro komisarit Joanes Han dhe të tre euro deputetëve, me të cilin, siç thonë nga partia, është treguar si i paaftë për funksionin të cilin e kryen dhe për të duhet të bart përgjegjësi.

“Kryetari Ivanov dje e anuloi takimin me euro komisarin për zgjerim dhe për politikë të fqinjësisë së mirë, Hahn, dhe me euro deputetët Eduar Kukan, Ivo Vajgëll dhe Knut Flekenshtajn, për shkak vizitës së punës në Hungari dhe terminin e tij ua lëshoi anëtarëve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët kërkuan takim me Hahn.

“Partia Liberale konsideron se rezultati më i mirë nga vizita e funksionarëve nga Brukseli është konfirmimi i mundësisë së zgjidhjes së krizës, rol të madh të ketë vendimi i Bashkimit Evropjan për fillim të bisedimeve për anëtarësimin e plotë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe hapja e kapitujve 23 dhe 24, në njëqind ditët e para nga formimi i Qeverisë në shumicë parlamentare në krye me LSDM-në për të cilën janë mbledhur 67 nënshkrime”, qëndron në kumtesën e Partisë Liberale.