Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Afabetit Shqip, dërgoi urim deri te pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni.

Konkluzionet e Kongresit të Manastirit, në të cilin është pranuar shkrimi latin me disa ndryshime të shkronjave të adaptuara të veçorive të gjuhës shqipe, flasin se është e drejtë dhe obligim i çdo populli ta kultivojë dhe ta avancojë traditën, duke e konsideruar gjuhën si pasuri më të madhe shipërtërore, thuhet në urim.

Ivanov ka potencuar se mundësitë për arsim dhe për krijimin e gjuhës së vet amtare janë vlera të cilat e përforcojnë edhe pluralizmin kulturor në vend./MIA/