Gazetari maqedonas Hristo Ivanovski në TV Nova ka folur rreth situatës aktuale politke në Maqedoni. Ai si problem kryesor vlerësoi se është regjistrimi i popullsisë, që sipas tij shteti as në shekullin 21 nuk arrinë ta bëjë një gjë të tillë.

 

“Ka rregulla se si bëhet një shtet, Maqedoninë disa e thërrasin Bizanti, por ata shumë shekuj më parë arritën të bëjnë regjistrime shumë precize. Ndërsa, ne në shekullin 21 akoma nuk mund të bëjmë regjistrimin e popullsisë, në mënyrë që Maqedonia mos të jetë vetëm e maqedonasve dhe shqiptarëve, por edhe e etnive tjera dhe të jetë multietnike ashtu siç ka qenë shekuj me rradh”, deklaroi Ivanovski./Telegrafi/